Thursday, September 17, 2009

Vizatimi


Arti figurativ eshte art vizuel,veprat e te cilit i perceptojme dhe i perjetojme me ane te te pamurit dhe me ane te te prekurit.Ne veprimtarine figurative ka pese dege te artit figurativ dhe ate:vizatimi,piktura,skulptura,grafika dhe komunikimet vizuele dhe disajni.
Arti figurativ shprehet me ane te gjuhes se artit figurativ d.m.th me ane te elementeve dhe parimeve figurative.Vija eshte mjeti kryesore per shprehje figurative ne vizatim me nje ose me me shume ngjyra.
Vizatohet ne teknika te ndryshme dhe me materiale te llojllojshme me te cilat mund te perpunohet vizatimi.Duke perdorur llojllojshmerine e materialeve krijohet mundesia qe te fitohen lloje te ndryshme te vijave me bukuri specifike.Ne mesimin nga arti figurativ vizatohet me laps,thengjill,shkumesa te llojllojshem,pastel te thate,pastel te yndyrshem,tush,bajc,si dhe me ngjyra tempere dhe akuarel.

Arti figurativ dhe deget e tij


Arti figurativ eshte prodhim i kreativitetit shpirteror te njeriut prej parahistorise e deri me sot.Veprat figurative jane deshmitare per zhvillimin e mndimit te njeriut dhe civilizimit njerezor. Veprat per ne paraqesin pasuri shpirterore te pakontestueshme.

Arti figurativ paraqitet me vepra te cilat realizohen me materiale te llojllojshme ne hapesire dydimenzionale dhe tredimenzionale.

Historia e artit meret me studimin e artit figurativ prej parahistorise e deri me sot.Njerezit kane krijuar veprat artistike prej materialeve te llojllojshme.Sipas shkences ne art kemi pese dege te artit figurativ te cilat dallohen per nga shprehja specifike figurative,ato jane:vizatimi,piktura,skulptura,grafika dhe komunikimet vizuele dhe disejni.Te gjitha pese deget e artit figurativ kane karakteristikat e veta dhe secila ne menyra te vecante ka bukurine dhe vleren e vet figurative.Arti figurativ eshte pasuri e civilizimit te njerezimit dhe kreativitetit shpirteror.