Thursday, September 17, 2009

Vizatimi


Arti figurativ eshte art vizuel,veprat e te cilit i perceptojme dhe i perjetojme me ane te te pamurit dhe me ane te te prekurit.Ne veprimtarine figurative ka pese dege te artit figurativ dhe ate:vizatimi,piktura,skulptura,grafika dhe komunikimet vizuele dhe disajni.
Arti figurativ shprehet me ane te gjuhes se artit figurativ d.m.th me ane te elementeve dhe parimeve figurative.Vija eshte mjeti kryesore per shprehje figurative ne vizatim me nje ose me me shume ngjyra.
Vizatohet ne teknika te ndryshme dhe me materiale te llojllojshme me te cilat mund te perpunohet vizatimi.Duke perdorur llojllojshmerine e materialeve krijohet mundesia qe te fitohen lloje te ndryshme te vijave me bukuri specifike.Ne mesimin nga arti figurativ vizatohet me laps,thengjill,shkumesa te llojllojshem,pastel te thate,pastel te yndyrshem,tush,bajc,si dhe me ngjyra tempere dhe akuarel.

No comments:

Post a Comment